Basketboll

Peja sonte ndaj Spojnias në Stargard, kërkon fitoren e dytë në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja sonte e zhvillon duelin e tretë të fazës grupore në FIBA Europe Cup.

Ekipi verdhezi ka udhëtuar drejt Polonisë ku sonte ndeshet me skuadrën e Spojnia Stargard.

Ndeshja mes ekipin tonë kosovar dhe Spojnias fillon nga ora 18:30 dhe transmetohet direkt në You Tube.

Në dy ndeshjet e para të fazës grupore, edhe Peja edhe Spojnia kanë nga një fitore e nga një humbje, derisa i pari është Chemnitzi me dy fitore nga 2 ndeshje e Den Boschi ka 2 disfata nga po aq ndeshje.

Në Poloni, Spojnia Stargard ka bilanc prej 4 fitoreve e 2 humbjeve, ndërsa Peja në kampionatin vendor ka 6 fitore nga 6 ndeshje dhe është ekipi i vetëm pa humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.