Basketboll

Sonte luan edhe Trepça ndaj Gravelines në Francë

Prishtinë(AsistiOnline) – Në grupet e FIBA Europe Cup sonte luan edhe skuadra tjetër kosovare, Trepça.

Ekipi mitrovicas gjendet në Francë, atje ku do të ndeshet me skuadrën e Gravelines.

Ekipi mitrovicas e nisi këtë fazë historike javën e kaluar në ”Minatori” duke u mposhtur nga lideri i grupit, Leideni që ka dy fitore nga po aq ndeshje, Trepça e Gravelines ende nuk e kanë shijuar fitoren, por nga një të tillë pritet ta marrin me rezultat zyrtar, pasi Galil Elioni është tërhequr nga gara.

Në ligën vendore, Gravelines në Francë numëron 9 humbje nga 9 ndeshje dhe assesi s’po mund ta gjejë formën, por ka pësuar edhe në ndeshjen e parë në FIBA Euro Cup nga Leideni dhe në përgjithësi ka bilanc katastrofal 0-10.

Trepça në anën tjetër në Kosovë ka bilanc prej 5 fitoreve e vetëm 1 humbje.

Sfida e sontme mes Trepçës e Gravelines fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në You Tube.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.