Basketboll

Fantastike për basketbollin kosovar: Peja me gjasa reale për kalimin e grupit në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Pejës po kalon momente të shkëlqyera sivjet në rrafshin vendor, por edhe atë ndërkombëtar.

Kampionia aktuale e Kosovës ka bilanc prej 2 fitoreve e 1 humbje në grupin H të kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.

Verdhezinjët me fitoren e djeshme ndaj Spojnia Stargard në udhëtim, kanë rritur maksimalisht gjasat për tu kaulifikuar në fazën e dytë të garës në fjalë, shkruan AsistiOnline.com

Vendi i parë i takon ekipit gjerman të Chemnitz që ka tri fitore nga 3 ndeshje, derisa Peja gjendet e dyta me 2 fitore dhe 1 humbje. Spojnia ka 1 fitore e 2 humbje, derisa Den Boschi ka 3 humbje nga 3 ndeshje.

Nga 10 grupe sa ka kompeticioni, përpos vendeve të para, edhe 6 ekipe nga vendet e dyta kalojnë në fazën e dytë dhe me bilancin aktual, Peja është nga ato gjashtë ekipe që ka 2 fitore në vendin e dytë dhe mbetet të shihet se a do ta mbajë hapin që të kalojë së paku nga vendi i dytë në fazën tjetër.

Në javën tjetër, Peja në ”Karagaç”-in e nxehtë e pret ekipin e Chemnitz dhe do të ketë punë të vështirë, por që shpresohet dhe besohet për fitore.

Në ndeshjen e parë, Chemnitzi e kishte mposhtur Pejën 98-72.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.