Dy skuadrat më në formë takohen sot në derbin e xhiros
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot fillon të luhet xhiro e tetë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Kryendeshja e xhiros luhet pikërisht sot në ”Shani Nushi” të Gjakovës, atje ku takohen Vëllaznimi dhe Peja.
Në fakt, këto dy ekipe janë skuadrat më në formë në elitën tonë, Peja me 7 fitore rradhazi dhe skuadra e vetme pa humbje, ndërsa Vëllaznimi ka tri fitore rresht.
Ndeshja e sotme luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.