Prishtinë(AsistiOnline) – Një ndeshje shumë interesante na pret sonte edhe në Prizren në hapje të xhiros së tetë.
Dy rivalët fqinj nga Prizreni dhe Suhareka, Bashkimi e Ylli takohen në ”Sezai Surroi”, ku kërkojnë fitoren.
Tashmë të dy skuadrat kanë nga tri fitore e katër humbje dhe do të kërkojnë fitoren e katërt për këtë edicion.
Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport.
/AsistiOnline.com/



