Basketboll

ASISTI 558 EKSKLUZIV: FLET RAMI HADAR

Speciale: nata magjike në Shani Nushi me tregim fantastik basketbollistik

Adhurues të basketbollit ASISTI 558 sonte vjen me super ekskluzive: flet Rami Hadar
Hadar ka dhënë intervistën e parë “një me një” për ndonjë televizion në gjuhën shqipe. Sonte ai vjen me tregime shumë interesante ku flet se:
– Si e këndelli KB Peja dhe e bëri kampione?
– Seria gjysmëfinale me K.B. Golden Eagle YLLI dhe finalja fantastike e dramatike me KB TREPÇA ?
– Cilin trajner e vlerëson shumë?
– Vlerësimi i kampanjës parakualifikuese me Kosovo Basketball Federation pēr Eurobasket 2025?
– Kur pritet ndërrimi i gjeneratave dhe cilët janë talentët e ri sipas tij?
– Për çka dhe për kë ka kritika të mëdha?
– Kush po e penalizon basketbollin kosovar?
Sonte ekskluziv, drejtpërdrejt dhe i hapur trajneri kampion dhe selektori i Kosovës Rami Hadar.
Plus,
spektakli dhe ngjarja fantastike basketbollistike në Shani Nushi të Gjakovës ku KB Vëllaznimi i bëri konak Trepçës. Këso ngjarje pothuaj kurrë nuk kemi pa!
Hallall Kuqezinjve dhe qytetit të Gjakovës për çka AsistiOnline.com ka përgatit një tregim special.
Edhe sonte analiza komplete e xhiros 11 e Prince Caffe Superligës: Peja kundër Golden Eagle Yllit, KB Prishtina me KB Istogu  dhe derbi i qytetit KB BashkimiKB Prizreni i cili i takoi bardhezinjve që pas pejanëve gjunjëzuan edhe portokalinjt prizrenas.
Natyrisht, kapaku vjen me Pesëshen, MVP dhe Top 10 aksionet e Javës.
Plus, plus… Superliga e femrave me derbin KBF Prishtina KBF Bashkimi 1965 , Shqiptarët në Botë, NBA dhe shumë me shumē në ASISTI 558 me Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra
Ora 22 📺 Sport 1 në Artmotion dhe pas Big Brother VIP Kosova 2 në Klan Kosova
Mos e huqni assesi këtë episod shumë speciale.
Kënaquni !

Komentet janë të mbyllura.