Humbje e madhe për basketbollin kosovar, vdiq trajneri prizrenas Illmen Bajra
Ka vdekur të mërkurën trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët dhe shokët e dashamirët e ngushtë.
Lidhur me vdejkej e papritur të Illmenit kanë reaguar edhe ish klubet e tij, Bashkimi, Prizreni dhe Federata e Basketbollit e Kosovës, tek të cilët punoi si selektor i gjeneratave të reja dhe ndihmës trajner te Kosova A.
Bajra kishte punuar si ndihmës te KB Prizreni e KB Prishtina. Ndërsa si trajner kishte udhëhequr Bashkimin dhe Rahovecin. Në rolin e trajnerit, suksesin më të madh e arriti në vitin 2018, kur fitoi titullin kampion me skuadrën e femrave të Bashkimit. Ishte trajner edhe te gjeneratat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.
Bajra aktualisht punonte në Gjermani, ku tash e dy sezone udhëhiqte skuadrën e Bad Homburgut.
Komentet janë të mbyllura.