Basketboll

Edhe një lajm i mirë për Vëllaznimin, Rexha e kalon lëndimin dhe rikthehet në stërvitje individuale

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me shumë potencial, Bardh Rexha e ka kaluar më në fund lëndimin që e kishte pësuar me Përfaqësuesen e Kosovës në garat 3×3 në Lojërat Mesdhetare 2023 që u mbajtën në Heraklion të Greqisë.

Lojtari nga Rahoveci pas operimit dhe tretmanit që e ka pasur në muajt e kaluar, tashmë ka lënë anash telashet dhe ka filluar me stërvitje individuale për të kaluar edhe në ato ekipore gjatë ditëve në vazhdim.

Rexha në fillim të stinorit kishte nënshkruajtur kontratë me Vëllaznimin e Gjakovës e në momentet më kritike të kampionatit, rikthimi i tij mund të jetë shumë i frytshëm. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.