Basketboll

Ekskluzive: Vëllaznimi në bisedime të avancuara me qendrën amerikane, Mike Parks

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi vazhdon të përforcohet me lojtarë të huaj edhe pas afatit kalimtar të janarit.

Gjakovarët prej javësh kanë qenë në kërkim të një lojtari në pozitat 4/5 e tash si duket janë afër gjetjes së tij.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Vëllaznimi është në bisedime të avancuara me qendrën amerikane, Mike Parks Jr.

Amerikani i gjatë 206 centimetra së fundmi ka luajtur për ekipin australian Albury në 22 ndeshje me 17.2 pikë, 9.8 kërcime e 1.4 asiste.

Në të kaluarën ai është paraqitur edhe me Anorthosis në Qipro, Worcester në Britani të Madhe dhe Uruguai.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.