Basketboll

Peja njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me Tervell Beck

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja dhe Tervell Beck ndërpresin bashkëpunimin.

Klubi pejan ka njoftuar sonte se me marrëveshje të dyanshme kanë ndarë rrugët edhe pse një njoftim nuk është cekur arsyeja konkrete.

KB Peja njofton që me marrëveshje të përbashkët ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin Tervell Beck. Tervell Beck kontribuoi për Pejën që nga muaji Gusht, sidomos në ndeshjet e FIBA Europe Cup. Klubi e falënderon për të gjitha dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan njoftimi i klubit pejan.
Beck ishte i lënduar prej kohësh tek klubi pejan dhe si duket kjo ka qenë arsyeja e largimit të lojtarit. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.