Basketboll

Peja sonte e nis stinorin në Ligën Ballkanike, luan në “Karagaç”

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja sonte e nis stinorin në Ligën Ballkanike (BIBL).

Klubi verdhezi në “Karagaç” e pret klubin e Lovcenit të Cetinjes.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1.

Lovceni e ka nisur më herët stinorin në këtë garë dhe ka bilanc prej 3 fitoreve e 2 humbje.

Peja është nënkampione e kësaj gare, pasi vitin e kaluar humbi në finale nga Hapoel BeerSheva.

Komentet janë të mbyllura.