Basketboll

Ekskluzive: Brevin Galloway transferohet te skuadra shqiptare në Maqedoni

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan Brevin Galloway deri tani ka qenë pjesë e Trepçës, por dje njoftoi largimin nga klubi mitrovicas.

Megjithatë, duket se ai do të mbetet pjesë e një klubi shqiptar pasi siç ka mësuar AsistiOnline.com, lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Çair 2030.

Skuadra e Çairit prej dy vitesh po garon në Superligën e Maqedonisë Veriore dhe sivjet po lufton edhe për trofe, pasi gjendet në pozitën e 4-të me 10 fitore e 5 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.