Basketboll

Sonte në ASIST bisedohet për Kupën në Gjakovë, i ftuar kryetari i FBK-së Arben Fetahu

Adhurues të basketbollit sonte ASISTI 568 vjen me temë kryesore Kupën e Kosovës 2024.

Kjo është java e Kupës së Kosovës të cilës sivjet konak i bënë qyteti me atmosferën dhe mikpritjen më të bukur, Gjakova.

Nga e marta deri të shtunën, të gjitha rrugët e basketbollit në vendin tonë do të qojnë drejt palestrës Shani Nushi ku na pret festa dhe spektakli i basketbollit kosovar.

Lidhur me organizimin dhe përgatitjet, më pak se 24 orë deri te fillimi i ngjarjes, ASISTI flet me njeriun e parë të basketbollit kosovar, Arben Fetahun , kryetarin e FBK-së.

– Pas  plotë 10 viteve, palestra Shani Nushi do të jetë nikoqire e Kupës së Kosovës, pse Gjakova sivjet?

– Cilat janë risitë?

– Detajet organizative dhe të pa shpalosurat deri tash?

– Referët e huaj?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me Arben Fetahun, kryetarin e FBK-së.

Edhe sonte analiza e elitës së basketbollit kosovar me gjitha ndeshjet, duke veçuar derbin e Dukajginit midis Pejës e Bashkimit por edhe duelet tjera interesante Trepça – Golden Eagle Ylli, Prizreni – Istogu dhe Vëllaznimi – Prishtina së bashku me blloqet speciale: Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST.

ASISTI 568 sjell edhe komplet lajmet e basketbollit femëror me Ligën Unike dhe Superligën, Ligën Ballkanike dhe si çdo të hënë, blloku shumë i dashur e special Shqiptarët në Botë, së bashku me lajmet më interesante të javës NBA në ASIST.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 568 direkt nga ora 22 në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion.

Komentet janë të mbyllura.