Basketboll

Trepça mposht Istogun, kalon në gjysmëfinale të Kupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës tek kategoria elitare e meshkujve.

Ekipi mitrovicas triumfoi pa asnjë telashe ndaj Istogut në gjysmëfinale me rezultat 84-51.

Te Trepça sonte në këtë fitore u dalluan, Kevin Bracy Davis me 13 pikë dhe Devone Upson, Drilon Hajrizi e Dardan Kapiti me nga 12 pikë.

Derisa te Istogu lojë të mirë treguan, Daquan Brooks me 15 pikë e Tyrese Prince me 14 sosh.

Në gjysmëfinale, Trepça takohet me fituesin e duelit, Vëllaznimi  – Ylli, që luajnë sonte me fillim nga ora 20:00.

Ndeshja gjysmëfinale luhet të enjten.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.