Basketboll

Kosova publikon 12shen ndaj Irlandës

Sot Kosova ka mbajtur stërvitjen e fundit, ku është përcaktuar 12shja përfundimtare.

Sipas njoftimit të FBK-së, për shkak të lëndimit nuk ia ka dal Lis Shoshi, derisa për shkak të lëndimit nuk janë grumbulluar Erjon Kastrati dhe Domenic Artis, kurse Jan Palokaj për shkak të dokumentacionit.

Sfidën e parë Dardanët e kanë sonte ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

12shja e Kosovës

Dardan Berisha

Drilon Hajrizi

Gëzim Morina

Mikaile Tmusic

Dardan Kapiti

Arian Çallakaj

Muhamedali Janjeva

Ardit Pepaj

Musab Mala

Meriton Ismaili

Jon Ismajli

Norik Binqe

Trajner: Rami Hadar

Komentet janë të mbyllura.