Basketboll

Kosova ka mbërritur në Baku, nesër ndeshja me orar të hershëm për kohën tonë

Pas fitores ndaj Irlandës 83:76, Kosova nesër do të ketë sfidën e dytë të vlefshme për Rrethin e Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Takimi zhvillohet të dielën nga ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 me kohë lokale të Kosovës.

Ndeshja transmetohet në Kujtesa.

Basketbollistët e Kosovës të premten vonë kanë arritur në Azerbajxhan dhe të shtunën do të kenë dy stërvitje para takimit të së dielës.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të shënuar fitoren e dytë radhazi.

Azerbajxhani të enjten pësoi humbje nga Zvicra 72:53.

Komentet janë të mbyllura.