Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Kosova sot nga ora 11:00 ndaj Azerbejxhanit, fitorja një mundësi e artë dhe motiv i jashtëzakonshëm – AsistiOnline
Basketboll

Kosova sot nga ora 11:00 ndaj Azerbejxhanit, fitorja një mundësi e artë dhe motiv i jashtëzakonshëm

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt sot e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.

Ekipi ynë ndeshet me Kombëtaren e Azerbejxhanit në shtetin e këtyre të fundit, konkretisht në kryeqytetin e tyre, Baku.

Ndeshja fillon pas dy orë e gjysme, konkretisht nga ora 11:00 e paradites me kohën tonë lokale e nga ora 14:00 me kohën e azerëve.

Ndeshja transmetohet direkt në KSport1 por edhe në YouTube.

Kosova më herët nuk është ndeshur me Azerbejxhanin dhe kjo është përballja e parë në histori mes dy ekipeve.

Duelin e parë në këto parakualifikime, Kosova e ka fituar duke e mposhtur në shtëpi Irlandën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.