Basketboll

Xhiro mbyllet sonte në ”Sezai Surroi” mes Prizrenit e Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës e cila zhvillohet në palestrën ”Sezai Surroi”.

Fitorja është shumë e nevojshme për të dy skuadrat pasi që nuk janë në vendet që duan në tabelë.

Skuadra prizrenase renditet në vendin e shtatë me gjashtë fitore e 15 humbje, kurse ajo prishtinase në pozitën e tretë me 14 fitore e shtatë humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport2.

Komentet janë të mbyllura.