Sot mund të vendoset titulli te femrat, Bashkimi e pret Prishtinën
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot luhet ndeshja e tretë e serisë finale në Superligën e Kosovës te femrat.
Bashkimi e pret Prishtinën në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren në një duel i cili pritet të jetë tepër interesant.
Seria momentale qëndron 2-0 në favorin e ekipit të Bashkimit dhe me fitore aktuale, vashat prizrenase shpallen kampione të Kosovës për vitin e dytë me rradhë, derisa Prishtina synon ngushtimin e serisë dhe zhvendosjen e ndeshjes së katërt në Prishtinën për ta barazuar serinë.
Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1.
Komentet janë të mbyllura.