Basketboll

Bashkimi e pret sonte Yllin në ndeshjen e dytë çerekfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerekfinale të play off-it mes Bashkimit dhe Yllit.

Ekipi prizrenas e pret atë nga Theranda në “Sezai Surroi” në ndeshjen e cila fillon nga ora 18:00.

Në ndeshjen e parë triumfoi ekipi therandas me rezultat 87-69, derisa ekipi që arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale ku luan me Pejën.

Në çerekfinalen tjetër, rezultati është baraz 1-1 mes Prishtinës dhe Vëllaznimit, derisa gjysmëfinalisti i katërt vendoset në kryeqytet.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.