Basketboll

Chemnitzi që luajti në grupe me Pejën, sonte luan finalen e parë në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Ju kujtohet skuadra e Chemnitz që sivjet ka luajtur dy ndeshje në fazën grupore të FIBA Europe Cup me kampionen aktuale të Kosovës, Pejën?

Ekipi gjerman ka arritur në finale të kompeticionit prestigjioz evropian dhe sonte luan finalen e parë ndaj ekipi turk, Bahçesehir Koleji.

Ekipi gjerman e kishte mposhtur Pejën dy herë fillimisht me 18 tetor 2023 në Gjermani 98-72 e më pas në Pejë kishte triumfuar 63-99.

Chemnitzi ka luajtur në grupet e FIBA Europe Cup edhe ndaj ekipit të Golden Eagle Yllit, me ç’rast kishte mposhtur dy herë kampionin e Kosovës me nga 30 pikë diferencë.

Vlen të ceket se sivjet Chemnitzi është senzacion edhe në basketbollin gjerman ku aktualisht po e kryesojnë tabelën me Bayernin e Mynihut me nga 23 fitore, tri më shumë se ndjekësi i parë, Alba e Berlinit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.