Basketboll

Caktohet vendi dhe orari i gjysmëfinales vendimtare mes Pejës dhe Yllit

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja dhe Ylli janë duke zhvilluar një seri fantastike gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës.

Aktualisht dy ekipet kanë nga 2 fitore me Yllin që kishte avantazh 2-0, por tash Peja e ka barazuar serinë duke i arritur dy fitore me radhë dhe kështu ndeshja e pestë do ta përcaktojë finalistin e madh.

Ekipi i Pejës ka njoftuar sot se ndeshja luhet të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën ”Karagaç”.

Vlen të ceket se Peja këtë ndeshje do ta luajë pa publik, për shkak të dënimit nga Komisioni i Garave me 2 ndeshje pa praninë e publikut si rezultat i ndeshjes së parë, ku disa shikues kishin hedhur gjësende në parket dhe ishte goditur lojtari i Yllit, Alonzo Verge Jr.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.