Basketboll

Junior 06 nis punën për Superligë, nënshkruan me Yllza Ukën

Skuadra e sapo inkuadruar sivjet në elitën e basketbollit kosovar femër, Junior 06 Moni Bau nga Prizreni ka nisur punën për edicionin e ri.

Ekipi që drejtohet nga Ramush Rushiti, ka njoftuar se ka nënshkruar me basketbollisten e talentuar vendore, Yllza Uka.

Uka në stinorin e kaluar ishte pjesë e klubit në suksesin historik të inkuadrimit në elitë, derisa luajti me licencë edhe të dyfishtë te Bashkimi për gjeneratat e reja tek U18.

Tek junior 06 Moni Bau pritet të ketë edhe lëvizje tjera në synimet që klubi ka sivjet për Superligë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.