Basketboll

SHBA-të e mposhtin me vetëm 1 pikë dallim Sudanin Jugor

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrëmë për pak sa nuk janë befasuar këndshëm nga Sudani Jugor në ndeshjen përgatitore para Lojërave Olimpike – Paris 2024.

Ekipi i fuqishëm amerikan e ka gjetur veten në minus, 9 sekonda para fundit të ndeshjes, por ikona e NBA-së dhe basketbollit botëror, LeBron James me një depërtim të fortë, i solli fitoren ekipit të tij 100-101.

Pikërisht James kontriboi më së shumti në këtë fitore të amerikanëve me 21 pikë, derisa Anthony Davis kishte 15 pikë, Joel Embiid 14 dhe Stephen Curry që shtoi 11 të tjera.

Te Sudani Jugor, Marial Shayok kishte 25 pikë e Carlik Jones arriti shifrat magjike, triple-double me 15 pikë, 11 asiste e 11 kërcime.

Nga pesë miqësore e zhvilluara, SHBA-ja i ka fituar të gjitha e më të thellën e ka ndaj Serbisë me 26 pikë dallim, 105-79. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.