Orari i ndeshjeve të sontme në turneun e Pavarsisë organizuar nga Çairi
Prishtinë(AsistiOnline) – Duke filluar nga sot dhe për dy ditë me rradhë në Maqedoni të Veriut dhe organizuar nga klubi shqiptar Çair 2030, organizohet turne me karakter miqësor për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Tri ekipet nga Kosova: Prishtina, Ylli dhe Vëllaznimi, si dhe ekipi nikoqir Çair 2030, sot i zhvillojnë ndeshjet gjysmëfinale.
Orari për sot:
Ora 18:00 – KB Çair 2030 – KB Vëllaznimi – Ndeshja hapëse dhe një përballje emocionuese për vend në finale.
Ora 21:00 – KB Sigal Prishtina – KB Golden Eagle Ylli – Përballje e zjarrtë mes dy super-ekipeve të Kosovës për vend në finale.
Ndeshjet zhvillohen tek palestra: Shaban Tërstena në Çair.
Ndeshja për vendin e 3-të si dhe Finalja e madhe do të luhen nesër më 27 Nëntor në të njejtat orare.
Vlen të ceket se ndeshjet janë zgjedhur me short, ku të gjitha ekipet kanë qenë prezente gjatë hudhjes së shortit në ditën e djeshme.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.