“Pa panik” thotë P.C Prizreni, rikthen Kwame Vaugh
Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi i Proton Cable Prizrenit e ka rikthyer në skuadër amerikanin, Kwame Vaughn.
Lojtari në edicionin e kaluar është emër i njohur për basketbollin kosovar, pasi jo më larg se edicionin e kaluar ishte pjesë e Pejës, derisa edhe më herët ka luajtur te Prizreni.
Vlen të ceket se Vaughn ka top karrierë evropiane në ekipe si: Arisi i Selanikut, Partizani i Beogradit, ASVELI i Francës, Zara e Kroacisë etj.
“No Panic! KWAME TIME. Kemi arritur marrëvshje me KWAME VAUGHN i cili ribashkohet me ne. Kwame kthehet në Prizren pas 3 viteve ku aso kohe u shpallem edhe kampion i stinorit te rregullt. Liga e Kosovës nuk është e pa njohur për të prandaj eksperienca e tij do të jetë padyshim avantazh i madh’ për ne si ekip”, shkruan postimi i klubit prizrenas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.