Basketboll

Bashkimi shton përforcim të huaj para Kupës

Bashkimi i Prizrenit ka bërë një lëvizje të rëndësishme në përbërjen e ekipit para finales së Kupës, duke afruar në radhët e veta Au’Diese Toney, një basketbollist amerikan me përvojë nga Greqia dhe në NBA G League.

Toney vjen nga kampionati grek, ku këtë sezon ishte pjesë e Kolossos H Hotels Rodou, një ekip që garon në ligën e fortë greke dhe në Basketball Champions League. Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, ai regjistroi një mesatare prej 4.7 pikësh në 3 ndeshje të Champions League, ndërsa në GBL ai luajti 6 ndeshje me mesatare prej 7.6 pikësh.

Përpara aventurës së tij në Evropë, Toney luajti në NBA G League, ku në sezonin e kaluar ishte pjesë e dy ekipeve dhe zhvilloi mbi 80 ndeshje, duke regjistruar një mesatare prej rreth 10 pikësh për ndeshje.

 

Komentet janë të mbyllura.