Basketboll

MELO RIKTHEHET ME HUMBJE NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një pauze të shkurtër, Carmelo Anthony u rikthye natën e djeshme të luajë përsëri në NBA.

Pas kalimit në skuadrën e Portlandit, përkundër prezencës së tij, skuadra e Portlandit e humbi ndeshjen ndaj Pelicans me rezultat 115-104.

Melo në rikthimin e tij dje, arriti 10 pikë e 4 kërcime, por të pamjaftueshme për triumfin e skuadrës së tij.

Tek Pelicans në fitore u dalluan, Holiday me 22 pikë e Ingram me 21 sosh.

Komentet janë të mbyllura.