Basketboll

FITORJA E KATËRT PËR “INDUSTRIALISTËT” NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra debutuese sivjet në elitën e basketbollit kosovar, Feronikeli ka arritur edhe fitoren e katërt të stinorit.

Nikli ka mposhtur në udhëtim rivalin direkt për mbijetesë, Lipjanin me rezultatin e thellë 59-112.

Feronikeli e nisi ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 10-18, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë 18-27. Edhe më bindës ishin në periodën e tretë 17-31, derisa dhjetëminutëshin e fundit e fituan 14-36 për të triumfuar në fund me rezultat 59-112

Më të merituarit për këtë fitore të Feronikeit ishin: Tyron Garland me 32 pikë, përforcimi i ri, Karem Storey realizoi 18 pikë, por u dalluan edhe Rinor Ahmeti me 15 pikë, si dhe Darius Huggins e Sami Hajzeri me nga 11 sosh

Kurse te Lipjani dy më të dalluarit ishin Fazli Vitia me 18 pikë dhe Demarcus Stuckey me 12 pikë.

Është kjo fitorja e 4 për Feronikelin, karshi 10 disfatave, ndërsa, Lipjani pësoi edhe disfatën e 15 nga po aq ndeshje të luajtura.

Komentet janë të mbyllura.