ZYRTARE: PRISHTINA TRANSFERON ALO-QENDRËN AMERIKANE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës ka përforcuar radhët e veta edhe me një lojtar të huaj.
Kryeqytetasit kanë nënshkruajtur me amerikanin, Dewayne Jackson. Lojtari në fjalë është i gjatë 203cm dhe luan në pozitën e alo-qendrës.
Jackson së fundmi ka luajtur në Superligën e shtetit të Libanit me ekipin – Homentmen. Lojtari amerikan tek ky ekip, kishte një mesatare prej 16.3 pikë, 6.8 kërcime e 3.0 asistime për ndeshje.
Ky është përforcimi i tretë i Prishtinës në stinorin pranveror, pas Jordan Johnsonit e Anthony Goods.
Komentet janë të mbyllura.