TREPÇA PËRFORCOHET ME ISH – ANËTARIN E GOLDEN EAGLE YLLIT DHE RAHOVECIT
Prishtinë (AsistiOnline.com) – KB Trepça është duke kaluar momentet më të vështira në histori të klubit pasi momentalisht renditet në pozitën e parafundit në tabelë duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Superligë.
Me dy humbje radhazi në sezonin pranveror, Trepça përpos Alante Fennerit nuk ka transferuar akoma asnjë basketbollist edhe pse nga ekipi u larguan Imer Tahiri dhe E J Boyce edhe pse klubi ka paralajmëruar sjelljen në skuadër të dy basketbollistëve amerikan.
Sipas informacioneve të AsistiOnline.com brenda klubit mitrovicas, merret vesh se minatorët janë shumë afër marrëveshjes me ish-anëtarin e Golden Eagle Yllit, Javis Howard i cili brenda pak ditëve pritet në aterojë në Mitrovicë.
Ky përforcim do të ishte forcë shtesë për trajnerin Neven Pllantak i cili momentalisht në pozitën 5 e ka vetëm Besnik Azemin./AsistiOnline.com.
Komentet janë të mbyllura.