Basketboll

ZYRTARE: FERONIKELI PREZANTON ALO-QENDRËN AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit që sivjet po synon të mbetet në elitën e basketbollit kosovar, sonte ka zyrtarizuar një lojtar të huaj.

”Industrialistët” kanë nënshkruajtur me alo-qendrën amerikane, Tavarion Nix i gjatë 201cm.

Nix së fundmi ka luajtur për skuadrën vietnameze “Saigon”, duke qenë ndër lojtarët më të spikatur të ekipit në fjalë.

Tavarion Nix pritet të paraqitet për Niklin në ndeshjen e vikendit kundër Pejës.

Komentet janë të mbyllura.