EKSKLUZIVE: ILLMEN BAJRA NDIHMËS I SELEKTORIT TË RI TË KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri aktual i Bashkimit të Prizrenit, Illmen Bajra pritet të jetë ndihmës-trajner i selektorit të ri të Përfaqësueses së Kosovës, Christos Marmarinos.
AsistiOnline.com ka mësuar jo zyrtarisht, se Bajra pritet të jetë pranë selektorit të ri të Kosovës si ndihmës-trajner dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.
Illmen Bajra aktualisht është kryetrajner te Bashkimi i Prizrenit, klub të cilin po e udhëheq me shumë sukses.
Kosova në parakualifikimet për Kupën e Botës 2023 ndodhet në një grup me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë.
Ndeshjen e parë “Dardanët” do ta zhvillojnë përballë Islandës në Prishtinë më 20 shkurt, derisa më 23 shkurt do të përballen me Luksemburgun në udhëtim.
Komentet janë të mbyllura.