Basketboll

YLLI S’PO NDALET NË PRANVERË, ARRIN GJYSMËFINALEN E KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është gjysmëfinalisti i katërt i “Osa Termosistem” – Kupa e Kosovës.

Therandasit kanë arritur ta mposhtin në çerekfinale fituesit e vitit të kaluar të Kupës, Prishtinën me rezultatin final 64-69.

Në pjesën e parë ishte skuadra e Prishtinës ajo që e dominoi ndeshjen, duke fituar dy periodat e para(17-16-19-14), por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, sepse Ylli e ktheu ndeshjen në favorin e vet, duke fituar periodat vendimtare(18-24, 10-15), që në fund ia sollën fitoren e merituar.

Më të merituarit për këtë fitore të Yllit sonte ishin, Samir Zekiqi me 13 pikë, Terell Everett e Devonte Browen me nga 11 pikë, si dhe Jameel McKay me 10 pikë.

Në anën tek Prishtina s’mjaftuan për triumf, Anthony Goods e Jordan Johnson me nga 12 pikë.

Me këtë fitore, Ylli kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, atje ku e pret Bashkimi.

Komentet janë të mbyllura.