YLLI-PEJA, PËRBALLJA E FAVORITËVE QË SYNOJNË TITULLIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryendeshja e xhiros së 26 në elitën kosovare të basketbollit, zhvillohet në “13 Qershori” të Therandës. Bëhet fjalë për super-sfidën, Ylli-Peja.
Në fakt të dyja ekipet po luftojnë për titullin e kampionit dhe sfida pritet të jetë e jashtëzakonshme dhe me të drejtë cilësohet si derbi i ditës.
Përpos dy sfidave që skuadrat i luajtën në vjeshtë në kuadër të Superligës së Kosovës, ekipet u ndeshën edhe në finalene Kupës së Kosovës që u zhvillua para dy jave. Në të trija sfidat, fituese doli skuadra e Pejës.
Në ndeshjen e parë sezonale të luajtur në Therandë, Peja triumfoi minimalisht në udhëtim te Ylli, 82-83.Jameechael Morgan dhe Henrik Sirko patën qenë më të merituarit e Pejës në atë kohë me nga 18 pikë secili. Përderisa, për Yllin s’patën mjaftuar, Zamir Zekiqi me 23 pikë, e as Alante Fenner që tash luan te Trepça dhe që kishte realizuar 19 pikë.
Edhe në ndeshjen e dytë, që u zhvillua në Pejë triumfon Peja, përveqse në përballjen në ”Karagaç’, vendasit fituan bindshëm, 92-73. Në këtë fitore të Pejës, patën spikatur, Drilon Hajrizi me 23 pikë si dhe Arber Berisha që tash mbron pikërisht ngjyrat e Yllit, por atë kohë kishte dhënë kontribut double-double(18pk, 10 krc). Ndërsa në humbjen e Yllit në Pejë u patën dalluar, Jameel McKay me 20 pikë e 7 kërcime si dhe Mike Thorne tashmë i larguar me 16 pikë e 6 kërcime.
POR nuk mbaron me kaq:
Ylli u mposht edhe në finale të Kupës së Kosovës nga Peja. Jo më larg se para dy javësh pejanët mposhtën për herë të tretë radhazi ekipin e Yllit, 79-64, kësaj radhe duke vënë ”çershinë mbi ëmbëlsirë”, sepse fituan Kupën e Kosovës. Te Peja më të mirët në parket ishin Henrik Sirko me 16 pikë e nëntë kërcime, Nigel Johnson me 20 pikë e 6 kërcime e 11 asistime dhe Drilon Hajrizi me 9 kërcime. Te Ylli Samir Zekiqi kishte arritur 20 pikë.
Para super-sfidës së nesërme, njëri ndër organizatorët më cilësorë në basketbollin kosovar, anëtari i Yllit – Valon Bunjaku ekskluzivisht për AisistiOnline.com u shpreh kështu:
”Sfida me Pejën është një ndeshje tjetër e zakonshme, ku luftojmë për pikët e plota. Ndeshja patjetër që është një ripërballje e finales së Kupës dhe pritet të jetë një lojë e fortë. Gabime ka në çdo ndeshje, por ne luftojmë sa më shumë që ti evitojmë ato. Presim rezultat pozitiv dhe do luftojmë deri në fund për fitore”. tha Bunjaku për AsistiOnline.com
Nga ana tjetër, optimist për duelin e nesërm është treguar edhe Arti Hajdari i Pejës.
”Do të jetë nje ndeshje shum e mirë, në një atmosferë shumë të mirë që e krijojnë ”Xhebrailat”, ne do të hymë si favorit në këtë ndeshje, mirëpo duhet të jemi të fokusuar në çdo moment të ndeshjes përr të arritur fitoren, sepse Ylli është skuadër shumë e papërshtatshme”, tha Hajdari për AsistiOnline.com
Sa i përket Yllit këtë stinor, therandasit janë skuadra më efikase në elitën e basketbollit kosovar me pikë të shënuara, konkretisht 89.4 pikë për ndeshje, si dhe 57.7% në tentimet për dy pikë e nga distanca apo gjuajtjet për tre, kanë efikasitet prej 31.2%.
Në anën tjetër me pikë të shënuara, Peja i rri karshi Yllit me mesatareprej 88 pikësh për ndeshje, 54.4% për dy pikë dhe për tre pikë kanë një përqindje më të lartë se Ylli prej 34.2.
Pas 25 xhirosh të luajtura, Ylli gjendet në pozitën e tretë me bilanc 16/6, karshi Pejës që ndodhet e katërta me 13/9.
Ndeshja ndërmjet këtyre dy ekipeve, luhet nesër nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion” si dhe Klan Kosova./AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.