Basketboll

MCKAY I YLLIT: NDESHJE E VËSHTIRË, POR BESOJMË NË FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Qendra amerikane e Yllit të Therandës, Jameel McKay është shprehur optimist për skuadrën e tij, para sfidës që therandasit e luajnë sot ndaj Pejës.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com para ndeshjes, McKay tha se përkundër vështirësisë ekipi i Yllit do të dalë fitues.

“Unë pres një lojë të vështirë dhe besoj se çdokush mendon ashtu. Ne ishin finalistë të Kupës dhe më kot nuk shkuam deri në atë fazë, andaj besoj se do të arsyetojë epitetin e derbit. Unë pres që skuadra jonë do të jetë e motivuar dhe të dalë dhe të fitojë në fund”, tha McKay para ndeshjes.

Sfida e sotme nisë në ora 17:00, duke u transmetuar në Platformën më atraktive në vendin tonë, “Art Motion” si dhe Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.