SHIRKO “THUMBON” YLLIN: 3-0 PËR NE, POR DUHET TË BËJMË KUJDES
Prishtinë(AsistiOnline) – Alo-qendra e KB Pejës, kroati Henrik Shirko ka folur ekskluzivisht për AsistiOnline.com para sfidës së sotme, derbi ndaj Yllit.
Shirko në një anë e ka thumbuar ekipin e Yllit, por në anën tjetër është shprehur i kujdesshëm para sfidës, ai kujton faktet që Peja sivjet e ka mposhtur Yllin 3 herë, madje edhe në finale të Kupës.
“Skuadra e Yllit është skuadër e fortë me tifozëri të zhurmshme, me ta këtë sezon kemi luajtur disa herë. Ne i “rrahëm” ata 3-0, madje ne dhe i rrahëm për titullin final të Kupës. Loja e sotme është një histori e re, unë e respektoj shumë klubin e Yllit, sot do të jetë lojë e vështirë për ne dhe ata”, tha Shirko në fund të prononcimit.
Sfida e sotme nisë në ora 17:00, duke u transmetuar në Platformën më atraktive në vendin tonë, “Art Motion” si dhe Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.