Basketboll

ZYRTARE: TEO HOJČ DORËHIQET NGA PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës nga dita e sotme ka mbetur pa kryetrajner të ekipit.

Kryeqytetasit sot kanë lajmëruar se trajneri i deritanishëm i ekipit, Teo Hojč ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ka mbajtur deri tani.

Komunikata zyrtare nga klubi prishtinas:

”Pas rezultateve të pakënaqshme, Trajneri Teo Hojc merr përgjegjësinë për humbjet dhe jep dorheqje nga pozita e kryetrajnerit. Hojc falënderoi kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm ne klubin më të trofeshëm Kosovar. Teos i dëshirojmë suksese në vazhdën e karrierës së tij”, thuhet në komunikatë.

Komentet janë të mbyllura.