Basketboll

ERMAL KUQO, BASKETBOLLISTI MË I SUKSESSHËM SHQIPTAR I GJITHA KOHËVE

DIKUR YLL I EUROLEAGUE SOT  DREJTOR I SKAUTËVE NDËRKOMBËTAR TË  LA CLIPPERS

(AsistiOnline) – Basketbollisti më i suksesshëm shqiptar i gjitha kohëve, një prej qendrave më të mira të Euroleagues në dekadën e parë dhe fillim të dekadës së dytë të shekullit 21, Ermal Kuqo, me 12 Shkurt i mbushi 40 vjet

Ish reprezentuesi i Turqisë, pjesëmarrës i kampionatit botëror Japonia 2006 dhe 2 kampionateve evropiane , Eurobasket 2007 dhe 2009 i cili me leje të FIBA-së dhe Federatës Turke të Basketbollit  karrierën e tij reprezentuese e përmbylli duke luajtur nga viti 2010 deri 2014 për shtetin amë, Shqipërinë.

Me 24 gusht 2016 përmes një deklarate në Tëitter publikoi se po pensionohet dhe aktualisht është drejtor i Skautëve ndërkombëtar për basketbollist profesionist të skuadrës pretendente për titull kampioni në NBA: Los Angeles Clippers.

Por, cila është karriera e suksesshme e Kuqos, këtë ua rikujton ASISTI

 

 

FILLIMI

Si 15 vjeçar, Kuqo filloi karrierën e basketbollistit në ekipin e famshëm turk Fenerbahçe për të kaluar në shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u shkollua dhe luajti për kolegjet juniore të Kansasit dhe Seminole State të Oklahomës pas përfundimt të cilëve nënshkroi për Texas Tech University të NCAA ku kishte trajner Bobby Knight-in legjendar.

Mirëpo, pasi kishte zhvilluar ndeshje profesioniste në Evropë për Fenerbahçen dhe bazuar në rregullat e NCAA atij ju pamundësua të luaj për Texas Tech dhe ju desh të kthehet në Evropë.

Vitin e parë pas kthimit në kontinentin e vjetër e kaloi në klubin 3 herë kampion të Evropës, Split (ish-Jugoplastikë) por pas një viti frustues aty u transferu në Slloveni në Pivovarna Laško për të cilin ekip shënoi mesataren prej 13 pikëve dhe 7 kërcimeve për ndeshje në Ligën e Adriatikut sot ABA Ligë.

Në verë të vitit 2003, karriera e Ermalit merr kthesë të madhe pasi ai nënshkruan për gjigantin turk: Efes Pilsenin që udhëhiqej nga trajneri Oktay Mahmuti. Suksesi ishte i menjëhershëm sikurse në EuroLeague ashtu edhe në kampionatin turk pasi Ermali fitoi 2 tituj kampioni, 2 Kupa shtetërore dhe 3 Kupa presidenciale.

Një sukses i tillë në garat evropiane dhe ato vendore të Turqisë ndikoi që Ermali të ftohet për kombëtaren turke me të cilën në Japonia 2006 arriti suksesin më të madh deri atëherë duke u renditur e 6-ta ndërsa luajti edhe në Eurobasketet 2007 dhe 2009 për kombëtaren e cila udhëhiqej nga Bogdan Tanjeviqi që po krijonte skuadër për Botërorin 2010 i cili do të organizohej në Turqi.

 

Ermali , tashmë emër i njohur evropian në vitin 2008 vendosi të kalon në Spanjë dhe nënshkroi për Pamesën e Valencias.

Përkundër se u paralajëmruar si transfer i madh dhe filloi mirë, largimi i trajnerit Fotios Katsikaris dhe ardhja e kroatit Neven Spahija ndikoi negativisht sepse Spahija preferonte qendrat Perović dhe Nielsen para Ermalit, duke ja limituar minutazhin. Më vonë, erdhi edhe lëndimi i cili e mbajti larg parketit për një muaj gjë të cilën e kishte shfrytëzuar trajneri Spahija që nuk e preferonte shumë dhe e hoqi nga skuadra. Gjatë verës 2009 edhe pse kishte shkuar në përgatitje me Pamesën, Ermali duke e kuptuar situatën dhe se tek Spahia vetëm do të shuhej , në Tetor 2009 vendosi të kthehet tek Efes Pilseni.

Por, duke qenë se kishte ardhur vonë në skuadër dhe faktin se Efes Pilseni kishte një arsenal të jashtëzakonshëm të qendrave reprezentuese: Mario Kasunin e Kroacisë, qendrën e famshme protorikane Daniel Santiagon, reprezentuesin turk Kaya Peker dhe atë slloven Boštjan Nachbar që më vonë luajti edhe në NBA, edhe këtu Ermali pati kohë të limituar dhe një stinor frustues.

 

Kur gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet, në dyer të Ermalit trokiti edhe një herë trajneri që i kishte ndihmuar të katapultohet në karrierë : Oktay Mahmuti

Ermali nuk mendoi 2 herë dhe pranoi ofertën për të kaluar tek Galatasarayi skuadër kjo e cila në edicionin 2010-11, për herë të parë pas dy dekadave arriti në finalen e play offit dhe e gjithë kjo duke i falënderuar tandemit të Kuqo dhe Preston Shumpert. Megjithatë, në finale u mposhtën nga rivali i përbetuar Fenerbahçe me 4-2.

 

Dy vitet e ardhshme, Ermali u rikthye në Efes Pilsen kurse në verën 2014 nënshkroi për Darüşşafakën duke u ribashkuar edhe një herë me Oktay Mahmutin. Ishte ky një edicion i shkëlqyeshëm për të ndërsa 1 vit më vonë skuadra nga kryeqyteti turk Ankara, Türk Telekomi i ofroi një kontratë të shkëlqyeshme të cilën ai nuk e refuzoi.

Sidoqoftë , në fund të edicionit 2015–16, tashmë 36 vjeçari Ermal Kuqo, përkundër fakti se ishte në formë të shkëlqyeshme si rezultat i jetës së vërtet sportive dhe fakti se ka mundur të luaj edhe 3-4 vite tjera, vendosi që të pensionohet

 

 

PENSIONIMI NGA BASKETBOLLI AKTIV DHE FILLIMI I NJË KARRIERE TË RE

Të njëjtën ditë kur publikoi pensionimin, me 24 gusht 2016, Ermali pranoi ofertën e NBA skuadrës Los Angeles Clippers për t’u bërë skaut- këshilltar.

Po ashtu, duke qenë një prej figurave më të njohura dhe brend i Euroleagues për më shumë se 1 dekadë dhe për faktin se flet rrjedhshëm 6 gjuhë: anglishten, italishten, spanjishten, kroatishten dhe natyrisht turqishten e shqipen: Euroleague e angazhoi në departamentin e medieve si ekspert dhe analist kryesor nnë Euroleague Final Four 2017 që u mbajt në Stamboll.

Ndërkohë, puna e shkëlqyeshme të cilën e ka bërë për Los Angeles Clippers rezultoi me ngritjen e tij në detyrë në kudarë të klubit që po synon titullin e kampionit në NBA dhe me 1 Korrik 2019 Ermal Kuqo u promovua në Drejtor të Skautëve apo Vëzhguesve Ndërkombëtarë për Lojtarë Profesionist pran LA Clippers

 

 

Komentet janë të mbyllura.