Basketboll

FLET PRESIDENTI I FSHB-SË, TREGON NËSE DO TË ANULOHET KAMPIONATI NË SHQIPËRI

Prishtinë(AsistiOnline) – Për shkak të Pandemisë COVID-19 që është përhapur në tërë botën, Federata e Basketbollit të Kosovës i ka anuluar garat e Superligës për këtë stinor.

Por të këtij mendimi, nuk janë homologët e Federatës Shqiptare të Basketbollit, të cilët janë të bindur dhe të vendosur se ndeshjet kampionale do ti zhvillojnë dhe ti përfundojnë stinoret me kampionë.

Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari në një prononcim për mediat shqiptare është shprehur i bindshëm se garat në Shqipëri do të ri-nisin dhe do të ketë kampionë nëpër gara.

Pavarësisht se disa federata e kanë anuluar të gjithë aktivitetin e basketbollit për sezonin 2019-2020, përfshirë këtu edhe Kosovën, ne po mendojmë që t’i përfundojmë kampionatet. Kemi menduar t’i organizojmë me grupim aktivitetet, kuptohet nëse situata do të ndryshojë. Ndoshta diku rreth fundit të majit, apo fillimit të qershorit të kemi grumbullime javore, ku të zhvillohen edhe ndeshjet e prapambetura, por edhe takimet ‘play-off”.

Në Kosovë Federa e Basketbollit ka vendosur që ti anulojë të gjitha kampionatet e Superligës së meshkujve dhe të femrave, duke lënë të kuptohet se sivjet në këto gara nuk do të ketë fare kampionë.

Komentet janë të mbyllura.