EKIPET MË EFIKASE NË KËRCIME PËR STINORIN 2019/20 [VIDEO+LAJM]
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ky edicion u ndërpre për shkak të pandemisë me COVID19 dhe kampioni nuk do të shpallet megjithatë duhet ta shohim se cilët ishin lojtarët dhe cilat ishin ekipet më të suksesshme të Superligës 2019/2020 në elementet kryesore të lojës.
EKIPET MË TË MIRA NË KËRCIME
Skuadra që kërceu më së shumti nën kosha sivjet ishte Ponte Prizreni që në radhët e veta pati gjigantin Urim Zenelaj. Prizrenasit me mesatare prej 41.4 kërcimeve për ndeshje ishin lider kurse pas tyre renditet Peja e cila me ardhjen e qendrës fantastike dhe me përvojë të madhe, Ricky Jacksonit, përmirësoj duksshëm mesataren duke e ngritur në 40.2 kërcime për ndeshje. Rahoveci që sivjet nuk u rehatua fare në pozitën e qendrës, renditet si skuadra e tertë më e mirë kërcyese me 40.2 kërcime për ndeshje kurse për çudi, në pozitën 4 vjen lideri i Superligës: Sigal Prishtina. Pavarësisht se ishte lider,dobësia më e madhe e bardhekaltërve ishin kërcimet me mesatare prej vetëm 40.1 kërcimeve për ndeshje. Listën e top 5 ekipeve më të mira në kërcime e përmbyll Golden Eagle Ylli me 39.9 kërcime për ndeshje.
EKIPET MË TË MIRA NË KËRCIME
Ponte Prizreni 41.4 krc pn
Peja 40.2 krc pn
Rahoveci 40.1 krc pn
Sigal Prishtina 40.1 krc pn
Golden Eagle Ylli 39.9 krc pn
Komentet janë të mbyllura.