Basketboll

EKSKLUZIVE: PJESA(2) INTERVISTA ME SELEKTORIN E KOSOVËS – CHRISTOS MARMARINOS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot ju sjellim pjesën e dytë të intervistës me selektorin e Përfaqësueses së Kosovës, Christos Marmarinos i cili ka folur ekskluzivisht për ASISTIN nëpërmjet skajpit.

Pjesa e dytë e intervistës të cilën ju sjellim edhe në versionin e shkruar, por edhe me video:

Pastaj patëm edhe një ndeshje tjetër të vështirë në Luksemburg të cilën e fituat po ashtu me epërsi të ngushtë, 84-80 por me rëndësi ishte se arritet në Luksemburg. Si e vlerësoni ndeshjen në Luksemburg.

Në Luksemburg e dinim se do të na mungoj Shoshi dhe nuk kishim mundësi të angazhonim një amerikan tjetër , në fakt kishim por ai e përjashtoi vetën nga skuadra me sjelljen e tij gjatë kësaj kohe. Prandaj, ne e dinim se duhet të luajmë edhe më të bashkuar, si ekip, nëse dëshironim rezultat pozitiv.
Ne kemi hyrë në atë ndeshje duke menduar në minutat e fundit dhe e kemi ditur se nuk do sulmojmë me krejt armatimin nga fillimi . E kemi ditur se kemi me pas ndërrime dhe se do të kemi armët e fshehta, sikurse kemi bërë në fund duke aplikuar mbrojtje me ndërrim njeriu që i ka befasuar plotësisht. Kjo ishte ideja e ndërtimit të lojës , të jemi të fortë, të jemi garues dhe në minutat e fundit do të jemi më të freskët dhe do të kemi ide më të mira , duke i befasuar dhe do të shihnim se a do të mund të reagojnë ndaj këtyre ndryshimeve tona. Ne i kryem saktësisht detyrat tona dhe kështu fituam lojën.

 

Trajner, tash jemi në situat që nuk mund të parashikojmë se si do të zhvillohet situata me Pandemi dhe kur do të kthehemi në parkete. A jeni në kontakt me lojtarët dhe çka po thonë ata.

Po jam në kontakt me lojtarët. Para dy javësh kemi pasur mbledhjen online , me të gjithë anëtarët e skuadrës. Po ashtu kam folur individualisht me shumë prej lojtarëve për orarin e stërvitjeve, për shprehitë si dhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm. Unë jam gjithmonë i hapur për lojtarët që dëshirojnë të këshillohen dhe të bisedojnë me mua.
Pyetja për ndeshjet e ardhshme, nëse ndodhin në Nëntor, është se sa do të jenë të gatshëm si individ. E di se skuadrat mund të fillojn apo të mos fillojnë varësisht nga situata por lojtarët duhet ta kenë trupin e gatshëm sa më mirë që është e mundur. Kjo do të bëjë dallimin sepse përsëri do të kemi orar të ngjeshur dhe nuk do të kemi kohë për përgatitje. Nëse kemi mundësi, do të ishte mirë të mblidhemi para ndeshjeve pasi kjo ishte ideja edhe para kësaj situate. Megjithatë, forma dhe përgatitja individuale do të jetë shumë e rëndësishme në këto ndeshje.

A ju keni dhënë ndonjë program të stërvitjes duke pasur parasysh se në këto rrethana është shumë vështirë të ushtrohet.

Po! Ju kemi dhënë programin e ushtrimeve që mund t’i bëjnë në shtëpi ose nëse dikush ka mmundësi të shkoj në park apo në të hapur dhe lojtarët kanë reaguar mirë në këtë. I kam parë videot e lojtarëve duke ushtruar dhe shumë prejt tyre janë në një situat shumë të vështirë për t’i bërë gjërat kur nuk keni lojë POR kjo është situatë e re të cilës duhet t’i përshtatemi dhe mendoj se jemi duke bërë punë të mirë sepse djemtë janë duke e përmbushur shumicën e programit dhe orarit të caktuar, dhe unë jam i kënaqur me punën që po e bëjnë.

 

 

Si qëndron puna sa i përket punës me top. A kanë mundësi, shumica prej tyre që të stërviten dhe të luajnë me top sepse kjo është shumë e rëndësishme?

Jo! Dhe kjo është shumë e vështirë. Është shumë e rëndësishme por është shumë e vështirë. Ndonjëri mund të bëjë driblimet diku por vetëm një apo dy prej lojtarëve kanë qasje në fushë basketbolli ku mund të shkojnë dhe të shutojnë me top ndërsa tjerët nuk e kanë këtë mundësi. Ne jemi të gatshëm, nëse rrethanat na lejojnë të i kthejmë në formën e duhur sa më shpejt që mundemi. Besoj se , ne si Federat gjithmonë dëshirojmë të jemi një hap përpara çfarëdo që ndodh në basketbollin e Kosovës. Kjo është ajo që po planifikojmë të bëjëm në momentin që na lejohet që djemtë të mund të shkojnë në fusha dhe të stërviten me top.

Ju lutem tash na tregoni konkretisht se cilat janë planet tuaja për dy ndeshjet e radhës që i kemi si mysafirë, fillimisht me Sllovakinë me 26 Nëntor dhe pastaj shkojmë në Rejkjavik për ndeshjen e kthimit me Islandën, më 29 nëntor.

Qëliimi kur kemi filluar këtë kampanjë ka qenë ti fitojmë të gjitha 6 ndeshjet.
E di se mund të duket çmenduri. E di se mund të duket prepotente por të gjithë ne duhet të jemi nga pak të çmendur në jetë dhe mendoj se është mirë ta kemi në vete këtë çmenduri sepse synimi ynë është, pavarësishjt a është reale apo jo, të shkojmë dhe t’i fitojmë gjitha 6 ndeshjet. Ky është inspirimi të cilin dëshiroj t’ua jap lojtarëve të mi. Ky është inspirimi të cilin dua t’ua jap të gjithë kosovarëve që po na shikojnë në këto momente, të kënaqen me basketboll dhe fitore. Unë dua që ta din të gjithë se ne nuk po shkojmë atje vetëm sa për t’u kënaqur por po shkojmë për t’u kënaqur në fitore.  E kam parë se sa e rëndësishme është kjo. Isha tejet i lumtur kur i kam parë 600 apo më shumë kosovarë në Luksemburg dhe kur i kam parë fytyrat e tyre dhe sa tyë lumtur ishin ata pas fitores.
Ky ishte një emocion i pabesueshëm. Ne e dinim se i kemi bërë jetët e tyre më të lumtura vetëm me atë fitore dhe kjo është ajo që synojmë të bëjmë: kurdo që kemi ndeshje, të shkojmë për të fituar.

Është shkëlqyeshëm kur dëgjojmë këtë. Deri atëherë shpresojm Jones do të shërohet pasi u lëndua kundër Islandës, ku për vetëm 7 minuta shënoi 8 pikë e 6 kërcime dhe ishte në formë të shkëlqyeshme por deri atëhjerë shpresoj se shtatëlartët tonë, pasi e keni edhe Lis Shoshin dhe Xhonsin, do të shërohen dhe do të jenë të gatshëm. Ndoshta jeni duke vëzhguar edhe kandidat tjerë potencial. A keni ndonjë emër në listë?

Jo, ne nuk kemi ndonjë emër specifik në listë. Unë kam biseduar me Lisin edhe pse nuk ishte me neve sepse ishte i lënduar por unë kam biseduar me te dhe i kam thënë se duhet ta konsideroj veten si pjesë të grupit të madh që e kemi. Po ashtu dua të them se jemi duke vëzhguar çdo lojtarë që ka prejardhje kosovare.

A mund të na jepni emra konkret?

Jo momentalisht nuk dëshiroj të jap emra edhe pse mund të them se po punojmë për djaloshin nga Universitetit Bryant por edhe tjerët që janë në Shtete të Bashkuara por edhe në Evropë dhe të cilët do të mund të bëhen pjesë e grupit të kandidatëve për Përfaqësuese .

Në fund, pais këto ishin minutat tona për këtë program sonte i cili është i fundit për këtë edicion, a keni ndonjë mesazh për lojtarët tuaj të cilët janë duke na shikuar në këtë moment ?

Vetëm dëshiroj që të qëndrojnë të shëndosh, të punojnë në trupin e tyre sa më shumë që munden dhe kur situata do të na lejoj dhe bashkohemi , kemi shumë punë dhe fitore për të shënuar dhe e ardhmja është e jona.

Faleminderit trajner Marmarinos, qëndroni të shëndosh. Shpresoj shumë shpejtë e tërë kjo të kaloj dhe të shihemi ndoshta në gusht, kur të filloni përgatitjet tuaja për 2 ndeshjet e radhës.
Sa më shpejt aq më mirë !

Video-linku i komplet intervistës:

Komentet janë të mbyllura.