Basketboll

CAMPAZZO DREJT NBA-SË, KËTO EKIPE INTERESOHEN PËR TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë në dy vitet e fundit në Euroligë, Facundo Campazzo mund ta lërë ekipin spanjoll, Real Madrid.

Kjo për faktin se argjentinasi po kërkohet nga ekipe të NBA-së, të cilat kanë shfaqur interesim shumë serioz për të dhe një lëvizje e tillë do ti konvenonte edhe vetë lojtarit, kur dihen cilësitë e garës në fjalë.

Deri më tani thuhet se dy ekipe nga NBA, kanë treguar një interes të fortë për lojtarin, Campazzo raportohet se ka tërhequr interesin e veçantë nga, Dallas Mavericks dhe San Antonio Spurs.

29-vjeçari argjentinas, i cili ka qenë në radarin e skuadrave të NBA-së edhe gjatë sezonit të kaluar, po kalon një sezon të lartë karriere me 13.3 pikë për ndeshje në ”Turkish Airlines EuroLeague”.

 

Komentet janë të mbyllura.