Basketboll

MEHMETI: LIGA E PËRBASHKËT SHQIPTARE E MIRËSEARDHUR, POR DUHET PUNË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e një lige të përbashkët të basketbollit me Shqipërinë, ka ndezur debate të ndryshme në komunitetin e basketbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

AsistiOnline.com si portali i vetëm dhe ekskluziv në trojet shqiptare për basketboll, ditëve të fundit po merret enkas me këtë çështje, duke marrë deklarata dhe prononcime të ndryshme nga akterët e basketbollit.

Së fundmi për AsistiOnline.com u prononcua ekskluzivisht, ish-basketbollisti mitrovicas, Artan Mehmeti i cili tash e ushtron zejen e trajnerit të basketbollit me shumë sukses.

Fillimisht mendoj që ideja për krijim e një lige të përbashkët është një ide e mirë pasi që do rritet rivaliteti, interesimi do të jetë më i madh, ndoshta edhe sponzorët do joshën dhe do investojnë. Duhet cekur se dy ligat kanë një kualitet te përafërt por njekohësisht duhet menduar edhe për ekipet tona që nuk munden mu organizu dhe mos të lihen anash.

Në përgjithësi ky projekt mundet me u realizu pasi që të analizohen të gjitha detajet duke fillu prej sistemit të garave dhe detajeve përcjellëse.

 Sukses ndoshta do të këtë, por në të njejtën kohë kjo është barrë edhe më e madhe për kryesitë e klubeve duke ditur se shpenzimet vjetore do të dyfishohen shkaku i udhëtimeve dhe ndonjeherë qëndrimeve në hotele”, tha Mehmeti.

Artan Mehmeti aktualisht e ushtron zejen e trajnerit me gjeneratat e reja në vendin tonë.

Komentet janë të mbyllura.