Basketboll

DREJTORI I PËRFAQËSUESES: LIGA E PËRBASHKËT, DO THOSHTE ËNDËRR E REALIZUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Radhës së komenteve për ligën mbarë-kombëtare me Shqipërinë, ju është bashkangjitur edhe ish-basketbollisti i suksesshëm prishtinas, Granit Rugova.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, Rugova ka potencuar se ideja për krijimin e një lige të tillë, do të thoshte ëndërr e kahmotshme e realizuar.

Ideja për krijimin e kësaj lige do të jetë ëndërr e realizuar për gjithë basketbollistët shqiptarë që nga periudha e pasluftës. Përkundër që nuk do të jetë aspak e lehtë dhe sfiduese, besoj që puna që po e bëjnë Federata e Kosovës dhe e Shqipërisë do e bëjnë të mundur realizimin e kësaj lige.

Vet fakti i krijimit të një lige të tillë, ligë shqiptare do të jetë një sukses i madh dhe i shumëpritur, i cili besoj se do të rezultoj pozitivisht edhe në ngritjen e nivelit dhe masovizimit të basketbollit në përgjithesi”, tha Rugova.

Rugova prej kohësh është emëruar si drejtor i Reprezentacionit të Kosovës A.

Komentet janë të mbyllura.