FBK-JA VENDOS PËR DITËN E VENDIMIT PËR GARAT E TJERA SENIORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës, shumë shpejtë pritet të marrë një vendim sa ju përket vazhdimit apo anulimit të garave seniore të mbetura pezull në basketbollin e Kosovës.
Në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com, sekretarja e FBK-së – Elvira Dushku, ka bërë me dije se vendimi për vazhdimin apo anulimin e garave seniore të mbetura pezull në Kosovë, pritet të merret në fillim të javës së ardhshme.
“Vendimi për garat seniore që ende mbeten të pezulluara, do të merret në mbledhjen e radhës të bordit të FBK-së, që do të mbahet të MARTËN nëpermjet video-konferencës. Ndërsa për kategorite e reja do të vendosim më vonë.” tha Dushku.
Të kujtojmë që FBK-ja javë më parë, vendosi për anulimin e stinorit të sivjetmë në konkurencën seniore të Superligës për meshkuj dhe femra.
Komentet janë të mbyllura.