Basketboll

SHTBK-JA PO PUNON NË HARTIMIN E PLANIT PËR AVANCIMIN DHE SHKOLLIMIN E TRAJNERËVE KOSOVARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës ditëve të fundit, është aktivizuar për ti ndihmuar anëtarët e saj në avancim dhe shkollim, shkruan AsistiOnline.com

Në një bisedë me AsistiOnline.com, trajneri prishtinas Albert Sylejmani i cili po punon konkretisht në hartimin e dokumenteve të SHTBK-së, ka thënë se kjo pritet të jetë një ndihmesë e madhe për trajnerët kosovarë, pasi pritet të lehtësojë sadopak punën e tyre.

Unë së bashku me dy trajnerët e tjerë, Arben Krasniqin dhe Dritero Sefajën, jemi duke punuar në hartimin e dokumenteve të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK), avancimin dhe shkollimin e trajnerëve, licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit. Konkretisht unë jam duke punuar si hartues i këtyre dokumenteve dhe këtyre propozimeve. Jemi duke i caktuar kriteret, si për trajnerë vendorë poashtu edhe ata të huaj dhe normalisht edhe shumë punë të tjera që kanë të bëjne me trajnerët kosovarë”, tha Sylejmani.

Të kujtojmë se kryetar i SHTBK-së, është trajneri prishtinas, Arben Krasniqi. Ndërsa e tërë Shoqata përbëhet nga 7 anëtarë të cilët janë trajnerë në Kosovë.

Komentet janë të mbyllura.