ISH-TRAJNERI I SKUADRAVE KOSOVARE, VENDOS PËR TË ARDHMEN E TIJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori 2019/20 në shumicën e ligave evropiane dhe botërore në basketboll, tashmë ka përfunduara para kohës, shkaku i pandemisë COVID-19.
Me gjithë këtë, shumë skuadra serioze kryesisht nga Evropa, kanë filluar të mendojnë përt stinorin e ardhshëm, duke i menduar edhe telashet e ndryshme që i ka lënë pandemia e që kryesisht janë financiare, shkruan AsistiOnline.com
Skuadra e famshme malazeze, Buduçnosi Voli nga Podgorica ka bërë me dije se trajneri aktual i skuadrës së tyre, Petar Mijoviç ka vendosur që të vazhdojë me ta edhe për një stinor.
Stinori i sivjetmë që u anulua për shkak të pandemisë koronavirus, renditi skuadrën e tij të dytën në ABA League me një bilanc prej 15 fitore e 6 humbje, deri në përfundimin e parakohshëm të sezonit. Sa i përket kompeticionit të EuroCup, Buduçnosti dështoi të kualifikohej në Top-16.
Vlen të ceket se Mijoviç udhëhoqi më herët edhe dy skuadrat kosovare, fillimisht Bashkimin e Prizrenit dhe pastaj edhe Prishtinën. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.