Basketboll

NË PRITJE TË RISHQYRTIMIT TË VENDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori i rregullt në elitën e basketbollit të Kosovës sivjet u anulua tërësisht, shkaku i pandemisë COVID-19.

Me anulimin e stinorit, Federata e Basketbollit të Kosovës vendosi që kampion të garës mos të ketë fare, por njësoj nuk u veprua edhe me ekipet e fundit në tabelë që FBK-ja vendosi ti rrëzojë nga elita.

Bëhet fjalë për vendin e parafundit(Feronikeli) dhe atë të fundit(Lipjani), klube të cilat me vendim të bordit të FBK-së, janë rrëzuar nga elita për në ligën e parë, por që ky vendim klubeve në fjalë nuk ju ka pëlqyer fare.

Të dyja ekipet kanë bërë ankesa zyrtare në drejtim të FBK-së dhe kjo e fundit ka vendosur që ti shqyrtojë ato në mbledhjen e radhës së bordit të saj, por që deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Ditë më parë zyrtarët e Feronikelit(Alban Veseli) dhe Lipjanit(Ilirian Olluri), në prononcimet e tyre për AsistiOnline.com janë shprehur të bindur se vendimi i FBK-së ka qenë tërësisht i pabazuar dhe i padrejtë, andaj presin që ai të ndryshohet.

AsistiOnline.com si çdoherë, do t’ju mbajë të informuar në lidhje me lajmin në fjalë, por edhe me gjithçka që ndodhë në basketbollin e Kosovës në kohë reale. Vazhdoni të qëndroni me ne. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.