FBK MERR VENDIM PËR DATËN E NISJES SË STINORIT TË ARDHSHËM NË SUPERLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për nisjen e stinorit të ardhshëm në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Nëpërmjet njoftimit zyrtar, FBK ka konfirmuar se fillimi i edicionit të ri (2020/21) në Superligën e Kosovës do të nisë më 23/24.09.2020.
Bordi i FBK-së, poashtu ka vendosur që Aprovimi i Propozicioneve të Garave për ligat seniore në të dyja konkurrencat të bëhet më datën, 28.08.2020. Dhe poashtu aprovimi i Kalendarit të Garave për ligat seniore në të dyja konkurrencat të bëhet poashtu me datë, 28.08.2020.
Deri më tani, asnjë skuadër nga Superliga e Kosovës, nuk ka bërë ndonjë lëvizje, qoftë në organizim, qoftë në merkato, së paku jo zyrtarisht. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.